Zëri i saj i ëmbël dhe i artë bëri që Leonora Jakupi që nga paraqitja e saj e parë edhe tani të mbes këngëtarja më e dashur dhe më e kërkuara për publikun kosovar.

Leonora përveç si një këngëtare e dalluar e cila ka dëshmuar emrin e saj tash e shumë vite, ajo shquhet edhe si një patriote e atdhedashëse, shkruan “Kosovarja”

Këtë na tregoi shpesh herë vetë Leonora kur bëhej fjalë për Drenicën e saj heroike.

Madje, përderisa nesër për festën e Kurban Bajramit thuajse të gjithë këngëtarët janë më shumë të fokusuar për koncerte jashtë vendit, Leonora edhe njëherë na dëshmoi sa e do vendin e saj.

Nesër pritet që për nder të kësaj feste të argëtoi me zërin e saj melankolik publikun e dashur të Skenderajit.

Natyrisht që një gjest i tillë i ka hije të bukurës Leonorë./Kosovarja/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË