Shenja zodiakale flet për shumë cilësi tonat. Dhe sot do të flasim për burrat më ‘funny’ të zodiakut

Tek ata bëjnë pjesë: Dashi, peshqit, binjakët dhe luani. Po bëjmë një renditje nga i fundit tek i pari.

Në vend të katërt është shenja zodiakale e Dashit. Bëhet fjalë për persona që i përballojnë pengesat e jetës gjithmonë me kokën lart.

Është shumë e vështirë t’i gjesh ata në humor të keq ose të trishtuar. Dhe pikërisht për shkak të këtij humori të lindur, arrijnë të transmetojnë buzëqeshje edhe tek personat që i rrethojnë.

Medaljen e bronzit e fitojnë peshqit. Bëhet fjalë për një shenjë vërtet të ndjeshme dhe empatike.

Pikërisht për këtë arsye, ata dinë t’i kuptojnë shumë mirë personat e njerëzve që i rrethojnë.

Keni nevojë të qeshni dhe të ç’dramatizoni një situatë? Një person i shenjës së peshqve do t’ju kuptonte dhe do t’ia dilte t’ju bënte të lumtur.

Ndoshta prisnit t’i gjenit binjakët në vendin e parë, por kjo shenjë e zodiakut fiton medaljen e argjendtë, në fakt.

Nëse e njihni mirë dikë të kësaj shenje zodiakale, e dini që bëhet fjalë për persona që e kanë zbavitjen moto jete.

Jetojnë për t’u zbavitur dhe bëjnë gjithçka për të treguar sensin e tyre të mirë të humorit.

Dhe pikërisht për këtë arsye nuk janë në vendin e parë. Sepse ndonjëherë e ekzagjerojnë pak.

Medalja e artë i shkon shenjës zodiakale të luanit. Bëhet fjalë për një shenjë e cila, falë dëshirës për të qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, di si t’i bëjë të tjerët të argëtohen.

Luanët tregojnë entuziazëm të madh në gjithçka. Në të reja, në aventura, madje dhe në ndryshime. Dikush që ka një luan pranë, nuk mërzitet kurrë! /Telegrafi/

MUND TË JU PËLQEJNË