Të gjithë dëshirojnë të arrijnë lumturinë, mirëpo e vërteta e hidhur është se askush nuk e di se si ta arrijë këtë gjë.

Falë shkencëtarëve, ekziston një përgjigje ndaj kësaj pyetje kaq të vështirë:

Si të arrijmë lumturinë? Provoni këtë metodë.

Bisedoni me njerëz që nuk i njihni në transportin publik ose në një vend tjetër, pasi kjo është një mënyrë e vërtetë për t’u lumturuar.

Bright Side ka realizuar një studim më të thellë për të provuar këtë lidhje të habitshme. Me siguri pasi të keni lexuar këtë artikull, do t’i flisni më shumë të panjohurve.

Miliona njerëz në mbarë botën nxitojnë për punë, shkollë ose për ndonjë vend tjetër çdo mëngjes. Duke qenë krijesa sociale shumica prej nesh nuk e preferojnë vetminë.

Vetëm imagjinoni këtë skenë: Jeni në autobus, ose tren në një udhëtim të gjatë. Shumica e pasagjerëve, preferojnë të shtyjnë rrugën duke folur me dikë tjetër. Udhëtimi bëhet më i këndshëm, nëse njeh dikë të ri.

Mirëpo, njerëzit janë të frikësuar të nisin një bisedë sepse mendojnë se të tjerët nuk do të kenë interes për të folur. Ky fenomen quhet injorancë pluraliste.

Kjo do të thotë që shumë njerëz mund të dëshirojnë të nxisin një bisedë, por ata heshtin sepse janë të sigurt se të tjerët nuk duan të marrin pjesë.

Mirëpo, nëse ata do e dinit se janë gabim, do të kishte shumë lumturi në botë, thotë i njëjti studim. Eksperimentet e konfirmojnë këtë gjë.

Për shembull, këta studiues zbuluan se njerëzit që kishin një bisedë të vogël në një bar, u ndjenë më të lumtur se ata që nxitonin të largoheshin pasi kishin konsumuar kafen.

Ata shpjeguan se bisedimet e shkurtra me të huajt krijojnë ndjenja të përkatësisë dhe prandaj ato çojnë në një rritje të lumturisë.

MUND TË JU PËLQEJNË