Realiteti kosovar shpesh di të jetë i dhimshëm, me shumë histori prekëse e trishtuese.

Shpesh, rrëfimet e lypsarëve janë dramatike, sikur të ishin shkruar nga ndonjë skenarist që gjatë gjithë kohës është në përpjekje për ta rritur dozën e tragjedisë në film.

Rrugëve të Prishtinës, së fundi e hasim shpesh edhe një grua, e cila me një mirësjellje që bënë përshtypje, e shtrinë dorën për të kërkuar lëmoshë.

Për revisten “Kosovarja”, Zejnepe Bajrami tregon se e shtrinë dorën nga halli i madh që e ka kapluar familjen e saj. Ajo, na tregon se është nënë e katër fëmijëve dhe se e ka bashkëshortin e sëmurë prej 20 vitesh.

“Burrin e kam të sëmurë, fëmijët të pa aftë për punë, jetojmë në një shtëpi me qira, që duhet ta lëshojmë këto ditë. Unë jam bërë tri herë operacion nga tumori në bark e nuk jam shëru. Më duhet me shku jashtë për shërim. Për të mbijetuar, më duhet të bëhem lypse”, thotë Zejnepja.

Ajo, tregon se ka shpresë te Halil Kastrati dhe “Jetimat e Ballkanit”, që deri tani i kanë dërguar disa herë ndihma në shtëpi, shkruan “Kosovarja”.

MUND TË JU PËLQEJNË