Aktori Robert De Niro ka postuar në llogarinë e tij në Twitter një video të një nëne kurde, emri i së cilës nuk është bërë i ditur. Ajo është arratisur pas operacionit turk në Siri.

“Burri qëndroi pas meje dhe unë nuk e di nëse ai ishte gjallë. Çfarë kërkon Erdogani nga ne? Unë e mora trupin e vajzës time dhe u largova. Çfarë dëshiron ai?”, thotë ajo me lot para kamerës.

Sipas saj, SHBA-ja i ka shitur, ndërsa Turqia po i vr*et fëmijët.

“Amerika na ka shitur në Turqi, Turqia po vr*et fëmijët tanë. Ku janë të drejtat e popullit kurd? Ku janë të drejtat tona? A nuk jemi ne njerëz sepse ne jemi kurdë dhe flasim gjuhën kurde?

Shikoni atë! Unë mbaj trupin e vajzës time, nuk kam ku të shkoj, nuk kam ku të jetoj! Ku të shkoj? Çfarë kërkon Erdogani nga ne? Pse nuk bëri asgjë, ndërsa Shteti Islamik po sul*monte kurdët dhe po mb*yste fëmijët tanë?”, thotë ajo

MUND TË JU PËLQEJNË