Shkolla fillore “Elena Gjika” në Prishtinë nuk është duke respektuar thirrjen e SBASHK-ut për grevë.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Kosovës (SBASHK), ka bërë thirrje që sot në të gjitha shkollat e Kosovës të fillojë greva për shkak të mosplotësimit të kushteve, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, është shkolla fillore “Elena Gjika”, ajo e cila nuk po e përfill këtë thirrje të SBASHK-ut.

Në mëngjesin e sotëm, nxënësit e kësaj shkolle filluan mësimin në gjysmë vjetorin e dytë.

Lajmi.net merr vesh se mësimdhënësit e kësaj shkolle aktualisht janë në një mbledhje të thirru nga drejtori i kësaj shkolle, Betim Sylejmani.

Nuk dihet nëse kjo është një mbledhje e rregullt apo ka të bëj me vendimin e SBASHK-ut dhe me veprimet që do të ndërmarrë kjo shkollë për këtë vendim.

MUND TË JU PËLQEJNË