Ekipet Emergjente në Prishtinë janë vënë në gjendje gatishmërie për qytetarët të cilët kanë nevojë për konsulta mjekësore por edhe për kontrolle pas situatës së krijuar rreth dyshimeve për praninë e virusit kinës Covid-19, apo siç njihet ndryshe koronavirusit. Për ndihmë qytetarëve u bëhet thirrje që të kontaktojnë numrin 194.

Detaje për këtë çështje ka dhënë për Express të enjten Drejtori i drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës Dr. Bujar Gashi. Ai ka thënë se janë angazhuar ekipe shtesë për ndihmë ndaj qytetarëve rreth koronavirusit.

Gashi ka thënë se 194 është pa pagesë ku qytetarët mund të drejtohen nëse kanë shqetësime për koroanvirusin, por ka bërë thirrje që të shfrytëzohet racionalisht pasi kapacitetet janë.

“194 – është numri pa pagesë ku qytetarët e Prishtinës mund të thërrasin, në rast se kanë nevojë të këshillohen për simptomat apo gjendjen e tyre lidhur me Coronavirusin. I njejti numër , 194 shfrytëzohet edhe për thirrjet emergjente”, ka deklaruar Gashi.

E komuna e Prishtinës kërkon nga qytetarët që racionalisht t’i shfrytëzojnë thirrjet në këtë numër.

“Ju lusim që këtë mundësi të e shfrytëzojnë racionalisht, marrë parasysh kapacitetet e kufizuara dhe seriozitetin e ndjeshmërinë e situatës në të cilën gjendemi. Ju falemnderit paraprakisht për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin! Kujdesi i shtuar në këtë situatë na ndihmon të mbrojmë veten dhe të tjerët!”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

MUND TË JU PËLQEJNË