Qindra monedha romake prej ari janë gjetur në një teatër të vjetër italian në veri të Italisë, saktësisht në Como, ka lajmëruar ministria e kulturës italiane.

Këto monedha i takojnë perandorisë romake të shekullit të pestë dhe janë gjetur në një urë guri në qendër të teatrit të Cressonit, jo larg qytetit antik të Novum Comum.

Sipas mediave italiane, këto monedha mund të kapin shifrën e miliona eurove, transmeton Indeksonline.

“Ne ende nuk e dimë detajet, historikun dhe rendësin e këtij zbulimi por kjo fushë është një thesar i vërtet për arkeologjinë tonë” tha ministri i kulturës Alberto Bonisoli përmes një postimi në Facebook.

 

MUND TË JU PËLQEJNË