Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se nuk ka asnjë rast të konfirmuar se koronavirus në Kosovë. Ky institucion ka deklaruar se janë duke monitoruar epideminë e sëmundjes nga Kina, por meqë Kosova nuk ka linjë direkte me këtë shtet, atëherë rreziku nga ky virus për përhapjen e këtij virusi në vend është i vogël.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, IPSHK’ja ka kërkuar që çdo rast i dyshimtë i sëmundjes të raportohet nga Kujdesi Parësor Shëndetësor dhe institucionet tjera shëndetësore publike dhe private, brenda 24 orëve në Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike dhe drejtëpërsëdrejti në IKShPK.

“ Duke u bazuar në situatën aktuale epidemiologjike, informatat nga terreni, përgaditjet e institucioneve shëndetësore për tu përballur me rastet eventuale të koronavirus, mungesa e linjave ajrore direkte me Kinën, rreziku për depërtimin eventual të virusit në Kosovë vazhdon të mbetet i ulët.”, njofton Instituti.

IKSHP’ja ka bëtë me dije se në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” është ekipi mjekësor, me të cilët jemi në kontakt të vazhdueshëm për mbikëqyrjen e situatës në rast të shfaqjes së personave të dyshimtë me sëmundje ngjitëse.

“Ekuipazhi i aeroplanit duhet të ndjekë procedurat operacionale të rekomanduara nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) në lidhje me menaxhimin e personave të dyshimtë në sëmundje ngjitëse në bordin e aeroplanit”, thuhet tutje në njoftim.

Ndryshe, në nivel global janë raportuar gjithsej 17.383 raste të konfirmuara me 2019 nCoV. Në Kinë gjithsej 17.220 raste të konfirmuara me 362 vdekje. Nga 362 raste të vdekjes, 361 janë në Kinë dhe një rast në Filipine. Jashtë Kinës: 163 raste të konfirmuara dhe 24 shtete të përfshira. Në Evropë janë raportuar 25 raste të konfirmuara në Gjermani, Francë, Itali, Mbretëri të Bashkuar, Rusi, Finlandë, Spanjë dhe Suedi./Gazeta Express

MUND TË JU PËLQEJNË