Edhe pse tashme pothuajse çdo institucion në Kosovë ka kamera, ku mund të kontrollohen nga njerëzit përgjegjës për këtë punë, nuk janë të rralla rastet kur nëpër institucionet e Kosovës ka ankesa për mosrespektimin e punës.

Një gjë e tillë siç duket ka ndodhur edhe në Klinë, ku Drejtori i Shëndetësisë së Klinës, Hekuran Sejdiu, përmes një postimi në facebook ka thënë se mbrëmë i ka kontrolluar kamerat në QKMFN-në “Nëna Tereza”, dhe ka parë shumë parregullsi, ku punëtorët kanë neglizhuar punën.

Ai madje ka thënë se do të bëhen zbritje në rrogat e 4 prej punëtoreve si dhe do të merren masa për dy të tjerë.

“Sot rreth ores 21:00 pa paralajmërim vizitova QKMFN-në “Nënë Tereza” , nga sistemi kamerave por edhe në komunikimi më pacienta pranova vërejtje për neglizhencë në punë,ekspozim të punëtorve në oborrin e objektit dhe jo në vendin e punës etj.

Do të merren masa menjëherë me zbritje të rrogës për 4 punëtor dhe masa të tjera për 2 të tjerë.”, ka shkruar ai në Facebook.

MUND TË JU PËLQEJNË