Djali i këngëtares së mirënjohur të muzikës popullore Remzie Osmanit, Hamza ka vetëm një muaj që kurorëzoi dashurinë e tij me martesë me bukuroshen kaqurrelse Gëzime Krasniqin, shkruan Kosovarja.

Dasma e tyre u përcjell me mjaft intensitet, duke u përfolur e komentuar edhe në detajin më të vogël.

Çifti simpatik i estradës që nga martesa e tyre zunë vend në kryefaqet e mediave, madje është Gëzimja ajo që me bukurinë e saj po konsiderohet si nusja më e bukur e estradës.

Në secilin imazh ajo nuk heziton që përveç bukurisë ti shfaqë edhe raportet me familjarët e Hamzës.

Është pikërisht një nuse për qejfi të Remzies, pasi që në një intervistë patë prononcuar se vajza që do jetë nusja e djalit të saj të jetë në radhë të parë e edukuar.

E, këtë nusja e saj po e dëshmon mjaft mirë.

Pas angazhimeve pas martesore çiftit të këndshëm i erdhi koha për pushime.

Ata sot janë lajmëruar nga “Eden Roc Miami Beach”.

Natyrisht, si një çift i sapo martuar që janë ky do jetë një pushim për tu mbajtur mend nga ana e tyre./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË