Mbrëmjen e së martës policia ka zhvilluar një aksion në Gjakovë ku ka bastisur disa lokale nën dyshimin se po kryhej veprimtari ilegale e lojërave të fatit.

Aksioni është zhvilluar nën urdhrin e Gjykatës kompetente dhe janë bastisur nëntë lokacione të ndryshme në rajonin e Gjakovës.

Një ndër lokacionet që është bastisur është edhe një lokal që funksiononte si ëmbëltore ndërkaq dyshohet se aty zhvillohej veprimtari ilegale e lojërave të fatit, bën të ditur kallxo.com.

Operacioni policor është udhëhequr nga Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar, në mbështetje edhe të njësiteve të specializuara të Policisë së Kosovës.

MUND TË JU PËLQEJNË