Naser Rafuna është aktori dhe komediani i njohur kosovar, i cili me rolet e tij në serialet vendore është bërë figura më e pëlqyer e publikut, shkruan “Kosovarja”.

Fillimisht simpatinë filloi ta rrëmbejë në serialin “Tre gjermanët e trashë”, pastaj vazhdoi me rolin e “Meles” te “Kafeneja jonë”, e krejt tash bëri që të pëlqehet edhe nga fëmijët me rolin e tij “Xhek Setra” në top serialin më të shikuar kohët e fundit “Çka ka shpia”.

Edhe pse gjendet në pauzën e verës Xheku kujdeset që skeçet e tij të mos i mungojnë publikut as jashtë ekranit televiziv.

Të shpeshta janë humoret që përcjell nëpërmjet rrjeteve sociale e nuk kalojnë
pa marrë vëmendje.

Por, siç duket vapa e ditëve të gushtit po e mundon edhe aktorin.

E për një gjë të tillë nuk ka hezituar të gjej skeçin e duhur.

Me një imazh interesant dhe vargje të nxjerra nga kënga e Sabri Fejzullahut “Hija e flokut tënd”, në mënyrë metaforike edhe Xheku i ka bërë çaren vetës në këto ditë të ngrohta gushti./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË