Një person është në arrati nga Policia e Kosovës, pasi gjatë ditës së djeshme e ka marr veturën e një personi për shfrytëzim e më pas nuk ia ka kthyer.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë gjatë ditës së djeshme.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se ia ka dhënë në shfrytëzim veturën të dyshuarit mashkull K/Shqiptar, të cilën veturë ia ka shitur një të dyshuari tjetër mashkull K-Shqiptar.

Më 14.10.2019 njësia policore ka arritur të arrestojë njërin nga të dyshuarit, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

MUND TË JU PËLQEJNË