Në Prishtinë ndodhin shpesh gjëra që syri i qytetarit nuk do të donte ti shihte. Por, pavarësisht dashjes, përditë ka ngjarje që e prishin imazhin e kryeqytetit, shkruan “Kosovarja”.

Me frymë metropolite, ama me shumë mangësi substanciale. E tillë është Prishtina, qyteti më i madh e më i populluar i Kosovës.

Reagimi i komunës për shumë nga problemet e përditshme, shpesh është i ngadaltë dhe lë për të dëshiruar, pavarësisht raportimeve të qytetarëve, shkruan “Kosovarja”.

Në Breg të Diellit, te parku i ri mbi Salle “1 tetori”, ka rënë për tokë tabela që tregon rrugën “Xheladin Rekaliu”. Deri më tani, askush nuk po reagon për ta ngritur sërish tabelen e shtrirë për tokë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË