Ka ndërruar jetë një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Halil Canolli, babai i dëshmorit të kombit, heroit Basri Canolli-Shpendi.

Këtë e ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook, kryeministri në largim Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se Baca Halil dhe familja e tij kanë dhënë shumë për lirinë dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

“Në memorien tonë, Halili dhe çlirimtarët, ndër breza do ta kenë gjithmonë vendin e veçantë dhe respektin për sakrificën sublime, për Kosovën shtet”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Kosova humbi sot një nga figurat e çmuara të historisë së re, veteranin e UÇK-së Halil Canollin, babain e dëshmorit të kombit, heroin Basri Canolli – Shpendi.

Baca Halil dhe familja e tij dhanë shumë për lirinë e vendit dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Në memorien tonë, Halili dhe çlirimtarët, ndër breza do ta kenë gjithmonë vendin e veçantë dhe respektin për sakrificën sublime, për Kosovën shtet.

Ngushëllime familjes dhe miqve.

Pusho i qetë Halil Canolli!. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË