Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se është ndarë nga jeta aktivisti i kësaj partie, Ismet Mjaku.

Në komunikatën e LDK-së shkruhet se Mjaku kishte qenë anëtar i kryesisë së LDK-së në Ferizaj dhe drejtor në Qeverinë komunale të LDK-së.

“Ishte njeri me virtyte të larta njerëzore dhe intelektuale dhe i pa kompromis në mbrojtjen dhe afirmimin e parimeve të LDK-së.

LDK dhe Dega në Ferizaj, humbi një veprimtar model, një njeri të veçantë si dhe familjarët njeriun e tyre shembullor”, shkruhet në komunikatën e LDK-së./Express/

MUND TË JU PËLQEJNË