Nexhmije Hoxha është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare.

“Xing.al” bën të ditur se është ndarë nga jeta ditën e sotme Nexhmije Hoxha, ish-gruaja e liderit komunist Enver Hoxha.

Nexhmije Hoxha u martua me Enver Hoxhën në janar të vitit 1945. Ata sollën në jetë tre fëmijë.

Nexhmije Hoxha ka qenë ish-drejtoreshë e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste pranë Komitetit Qendror të PPSH-së, presidente e Bashkimit të Grave Antifashiste të Shqipërisë, përfaqësuese e popullit në Kuvendin Popullor, drejtore e Drejtorisë së Propagandës, Arsim-Kulturës në KQ të PPSH-së.

Nga viti 1966 e në vazhdim ishte drejtoreshë e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste pranë KQ të PPSH-së. Në vitin 1988 u zgjodh kryetare e Frontit Demokratik të Shqipërisë.

Nexhmije Hoxha është vlerësuar me 13 dekorata, si dhe Urdhrin “Hero i Punës Socialiste”.

MUND TË JU PËLQEJNË