Kinematografia shqiptare në zi. Është ndara nga jeta në moshën 59-vjeçare aktori dhe regjisori i mirënjohur, Xhevdet Ferri. Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë.

Xhevdet Ferri e filloi karrierën kinematografike që kur ishte student. Ka luajtur dhjetëra role si në teatër ashtu dhe në film. I paharruar për shqiptarët ka qenë interpretimit në filmin “Përrallë nga e kaluara” me regji të Dhimitër Anagnostit.

Është vlerësuar dhe në filmat si “Treni niset në shtatë pa pesë”, “Hije që mbeten pas”, “Dasma e Sakos”, e të tjerë.

Nga viti 1995 deri në 1999 ai ka mbajtur postin e drejtorit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Rikthehet në këtë detyrë në vitin 2006. Në vitet 1999-2001, ai drejtoi Teatrin Kombëtar.

Xhevdet Ferri, lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960. Ai ishte bashkëshorti i aktores Rozeta Ferri me të cilën luajti filmat si, ‘’Dhe vjen një ditë’’, “Vitet e pritjes”, “Gjoleka”, “djali i Abazit”, etj.

MUND TË JU PËLQEJNË