Naser Rafuna është ndër aktorët dhe komedianët më të dashur për publikun shqiptarë, shkruan “Kosovarja”.

Rolet e tij në secilin projekt që ka marrë pjesë mbahen mend e pëlqehen tej mase nga njerëzit.

Ai ka luajtur në disa seriale televizive, përfshirë “3 gjermant e trashë”, “Kafeneja Jonë”, e së fundi në serialin vendor “Çka ka shpija”.

Kurse roli i ‘Xhek Setrës’ në serialin “Çka ka shpija” është ai me të cilin po bën bujë, duke thyer rekordet e shikueshmërisë.

Derisa në serial është i martuar me Rabijen, dhe bën një jetë sa qesharake aq interesante, në jetën reale është krejt person tjetër.

Ai gëzon një jetë të lumtur familjare me bashkëshorten dhe djalin e tij.

E sot i vetmi i tyre Jari feston ditëlindjen e tretë. Urimi i Naserit për të birin vjen me fjalët më të mira.

Ai thotë se dita më e lumtur e jetës së tij është viti kur ka lindur ai.

“Sot 3 vjet ishte dita me e lumtura e jetes time..”, ka shkruar aktori në Instagram bashkë me një foto të djalit të tij./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË