Kush i njeh Naim Abazin dhe Mihrije Brahën e di fare mirë se janë ndër çiftet më të dashura në estradë.
Janë dy personazhe, dy yje e dy fytyra të kërkuara, që jo shumë rrallë i shohim në ekranet tona, shkruan Kosovarja.
Çifti më i njohur prej vitesh drejtojnë spektaklin më të shikuar “Odeon”, ku me prezencën e udhëheqjen e tyre u japin gjallëri, freski, e arsye më shumë ta ndjekur emisionin e tyre.
Angazhimi dhe përkushtimi me zemër ndaj profesionit e emisonit, kanë bërë që të jenë fytyra ende më të kërkuara për reklama të ndryshme.
Naimin e Mihrijen na ka rastisë që t’i shohim edhe si imazhe publicitare në kompani të ndryshme të vendit.
Kësaj radhe po i shohim në marketingun e kompanisë – të veturave, të dasmave e të ahengjeve e gëzimeve familjare.
Epo, një çift si këta siç janë të veçantë në estradën tonë, pa skandale në jetën e tyre bashkëshortore, natyrisht se e meritojnë të jenë kudo, sepse kanë bërë aq shumë që të jenë këtu, të suksesshëm e të stërpëmendrur. /Kosovarja/