Kaçurrelat e saj e bëjnë të duket diferente nga femrat tjera. E lezetshme dhe e ëmbël shfaqet përherë aktorja kosovare, Arta Elezaj.

Së fundi, ndryshimin tek vetja e bëri pikërisht tek flokët. Aq ndryshe duket me flokë të drejta saqë duhet ta shikosh disa herë për ta njohur, shkruan “Kosovarja”.

Edhe pse jemi mësuar ta shohim si kaçurrelëse, por aktorja duket më e bukur kështu.

E veshur me shumë stil si zakonisht dhe me ndryshimin e ri edhe sonte ka vendos të na magjeps me pamjen.

Se a iu pëlqen me flokë kaçurrela apo kështu më shumë, vlerësojeni edhe ju vetë. /Kosovarja/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË