Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ia ka dërguar me shkrim sot Lëvizjes Vetëvendosje ofertën që e kishin bërë edhe me mbledhjen e fundit në 8 janar.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka njoftuar se këtë ofertë e kanë përcjellë me shkrim me kërkesë të kryetarit të LV-së, Albin Kurtit.

“Sot, kryetari i LDK-së z. Mustafa, me kërkesë të kryetarit të LVV-së z. Kurti, i ka dërguar me shkrim propozimin e LDK-së të shpalosur verbalisht në takimin e 8 janarit 2020”, kanë deklaruar nga LDK-ja.

MUND TË JU PËLQEJNË