Lëkundjet e tërmetit tragjik dhe të fushqishëm i cili goditi sot Shqipërinë, u dëgjuan edhe në Kosovë.

Dridhjet e forta të orës 03:55 dhe të orës 07:00, më së shumëti i dëgjuan banorët e ndërtesave të larta.

Një banor i Fushë-Kosovës ka postuar një video në “facebook” ku në pamje shihet se banesa në të cilën ai banon ka pësuar plasaritje të brendshme.

Në video shihet se si një pjesë e murit është çarë si pasojë e tërmetit që u shënua sot.

Tërmeti i sotëm ishte fatal për shtetin shqiptar, me ç’rast si pasojë e lëkundjeve të forta, vdiqën rreth 20 persona.

Më poshtë shihni pamjet e një banese në Fushë – Kosovë e cila duket të ketë pësuar plasaritje të mëdha:

Ne Fushekosove,banesen ku jetoj une.Nga termeti.

Publiée par Shkelzen Sylejmani sur Mardi 26 novembre 2019

MUND TË JU PËLQEJNË