Lidhur me shqetësimin e qytetarëve për furnizimin me miell ka reaguar deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Hekuran Murati.

Murati ka bërë të ditur se nuk ka vend për panik pasi që në këtë vit kemi 40% më shumë miell sesa vitin e kaluar.

“Sipas Doganës, në muajin shkurt të këtij viti, në Kosovë janë importuar 1.7 milionë kg miell, dhe rreth 13 milionë kg grurë.

Krahasuar me muajin shkurt të vitit të kaluar, importi i miellit ishte 1.4 milionë kg, ndërsa importi i grurit ishte 8.9 milionë kg.

Me fjale tjera, aktualisht kemi rreth 40% më shumë miell sesa të njejtën kohë vitin e kaluar. Dhe përderisa nuk kemi pas shtim te popullatës për 40% askush nuk do te mbetet pa miell e pa bukë.Prandaj pa panik, dhe me veprime racionale.

Askush s’do të mbetet pa bukë!”, ka thënë Murati.

MUND TË JU PËLQEJNË