Mungesa e gjumit mund të lidhet me një rrezik më të madh për shëndet të dobët mendor, sugjeron një hulumtim i ri.

Me çdo natë me pamjaftueshmëri gjumi, rreziku i simptomave të shëndetit mendor u rrit me afërsisht 20 për qind, sipas gjetjeve të paraqitura më 11 qershor në ‘Sleep 2019’, takimi vjetor i Shoqatave Profesionale të Gjumit.

Gjetjet sugjerojnë se studentët mund të përfitojnë nga edukimi shëndetësor i gjumit, tha autorja Thea Ramsey, një studente universitare në Universitetin e Arizonës në Tucson, për Reuters Health.

Këshilltari i saj, Dr Michael Grandner, autor i studimeve dhe drejtor i klinikës së mjekësisë së sjelljes në universitet, tha për Reuters Health se rëndësia e gjumit në shëndetin mendor është theksuar edhe më parë.

Në analizën e tyre, pamjaftueshmëria me gjumë ishte e lidhur me një rritje prej 19-29 për qind në simptomat e shëndetit mendor.

Vetmia u rrit me 19 për qind për çdo natë të gjumit të pamjaftueshëm, depresioni u rrit me 21 për qind, ankthi me 25 për qind, dëshira për vetë-lëndim u rrit me 25 për qind, mendimi vetëvrasës u rrit 28 për qind dhe rraskapitja u rrit 29 për qind, vlerësohej ndër të tjera.

Studiuesit shqyrtuan rreth 8500 studentë atletë si nëngrup dhe gjetën asocime të ngjashme.

MUND TË JU PËLQEJNË