Një burrë i divorcuar ka ndarë disa këshilla në një postim në Instagram. Që të tjerët të mos kenë fatin e tij.

Dil në takime me të, edhe pas martesës – Mos e merr kurrë për të mirëqenë një grua. Gjithmonë mbaj mend çfarë i ke premtuar dhe dil me të si ditët e para të njohjes. Gratë janë romantike të përjetshme.

Mbro zemrën tënde dhe zemrën e saj – Duaj botën, veten, atë dhe dëshirat tuaja. Mos lejo askënd tjetër të ndërhyjë mes jush.

Bjer çdo ditë në dashuri me të – Lufto çdo ditë sikur të doje të fitoje sërish dhe sërish zemrën e saj.

Mos u përpiq ta ndryshosh – Presupozohet që e do ashtu siç është. Këtë duhet ta kesh marrë parasysh përpara se ta propozoje.

Shiko çdo ditë më të mirën tek ajo – Fokusohu në aspektet pozitive. Mos i ekzagjero aspektet negative dhe mos iu kushto as rëndësi.

As edhe njëherë mos fajëso atë për gjërat që të mërzitin – Emocionet negative mbaji për vete. Nëse u lodhe në punë apo u zure me miqtë s`ta ka ajo fajin.

Kërko falje – Do ketë edhe momente të vështira. Mund edhe ta teprosh ndonjëherë se askush nuk është perfekt. Vetëm duhet të dish të kërkosh falje. Një pusullë, një mesazh, një buqetë me lule…

Ajo s`do të të lërë kurrë të shkosh.

MUND TË JU PËLQEJNË