Motrat Hajzeri, Vjollca dhe Eminja, janë yjet e muzikës live, që janë spikatur qysh moti për talentin dhe zotësinë për ta trajtuar e kënduar këngën ashtu siç i ka hije, shkruan “Kosovarja”.

Ndër vite, motrat kanë sjellë këngë e videoklipe, ndërkaq 2019-shi ishte plotësisht i mbrëmjeve muzikore, që ishin të shumta në numër.

Vjollca e Eminja, thonë se janë shumë të kënaqura me të arriturat e vitit që po e lëmë pas dhe se në çdo aheng e mbrëmje muzikore, ato ia kanë dalë ta bëjnë më të mirën e tyre.

Dhe, kjo është arsyeja që motrat janë kaq të kërkuara gjithmonë, sepse ato e dinë formulen e suksesit se si ndizet atmosfera.

Për vit të ri, motrat Hajzeri do të këndojnë për bashkëatdhetarët tanë në Angli, në “Dardania Place”, një vend i bukur, ku atmosfera do të jetë në maksimumin e vetë.

Motrat Hajzeri, padyshim që do t’ua bëjnë netët e festave të pa harrueshme të gjithë mysafirëve në këtë restaurant ku ato do të këndojnë.

MUND TË JU PËLQEJNË