Motra e reperes së njohur amerikane, Cardi B, Hennessy Carolina ka pozuar për revistën e njohur ‘Galore’.

Ylli telelviziv është e njohur edhe për stilin e saj unik dhe me shumë shije të veshjes.

Përveç fustaneve nga marakat më të njohura në botë që ajo kishte zgjedhur në këtë fotosesion, Hennessy në njërën nga paraqitjet kishte të veshur edhe një fustan ekstravagant dhe galmuroz të dizenjatores kosovare, Lia Stublla.

Dizenjatorja e talentuar Stublla tashmë ka kohë që ka depërtuar edhe përtej kufijve, veshjet e saj të veçanta janë zgjedhur edhe nga emra të tjerë me famë botërore./Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË