Sot në Kosovë do të mbajë mot tërësisht i vranët dhe relativisht i ftohtë. Në mëngjes do të ketë reshje shiu dhe bore, kurse paradite apo gjatë ditës reshjet pritet të ndërpriten, por do të mbetet tërësisht vranët. Do të ketë erëra të lehta deri mesatare nga veriu dhe verilindja.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot do të mbajë mot tërësisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu. Në viset malore do të ketë reshje dëbore.

Nesër qendra ciklonike do të jetë diku në Detin e Zi, por ende do të ketë ndikim të madh në kushtet sinoptike në rajonin tonë, kështu që pritet të kemi vranësira të dendura të cilat vende-vende do të sjellin edhe reshje shiu dhe dëbore. Edhe gjatë ditës së hënë në shumë pjesë të Kosovës priten reshje dekorative bore.

Nga e marta reshjet do të pushojnë në shumicën e territorit të rajonit tonë me ndonjë përjashtim shumë të vogël. Priten vranësira dhe intervale kohore me diell por do të jetë freskët.

Nga e mërkura dhe enjta do të kemi stabilizim të kushteve të motit, ndërsa ngritje të theksuara të temperaturave priten nge dita e enjte./Meteoballkan

MUND TË JU PËLQEJNË