Sot paradite në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira, kurse gjatë dites dhe pasdite pritet të ketë shtim të konsiderueshëm të vranësirave dhe reshje shiu. Në mbrëmje vonë ose gjatë natës do të fillojnë të fryjnë erëra veriore. Reshjet e shiut do të shndërrohen në reshje të dendura bore në viset kodrinore-malore. Reshje të dendura dekorative bore mund të paraqiten edhe nëpër disa ultësira të Republikës së Kosovës gjatë natës ose mëngjesit të pasnesërm.

Në Shqipëri sot do të mbajë mot tërësisht i vranët dhe me reshje shiu. Vende-vende priten reshje intensive shiu si dhe rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me mundësi edhe për vetëtima dhe bubullimë. Reshje të fuqishme priten në jug të vendit.

Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Reshjet pritet të jenë intensive herë pas here. Në viset kodrinore -malore në mbrëmje dhe gjatë natës do të fillojnë reshje të dendura bore.

Të dielën do të jetë më ftohtë. Reshjet do të ndërpriten në disa rajone dhe do të bien në intensitet në rajone tjera.

Të hënën dhe të martën do të kemi mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta. Do të jetë freskët, por me ngritje graduale të temperaturave./Meteoballkan

MUND TË JU PËLQEJNË