Sot në Kosovë do të kemi stabilizim gradual të motit. Paradite priten më shumë vranësira, kurse pasdite priten intervale kohore me diell. Do të ketë erëra mesatare nga veriu të cilat do të vijnë duke u dobësuar gradualisht.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet përmirësim i përkohshëm i motit. Do të ketë intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira kalimtare.

Nesër do të kemi ngritje të temperaturave por njëkohësisht do të kemi edhe depërtimin gradual të ciklonit të ri të ri nga Gjiri Gjenovian në Italinë Veriore. Paradite do të ketë intervale kohore me diell, kurse pasdite do të kemi shtim të vranësirave dhe reshje lokale shiu. Erërat do të ndryshojnë drejtim dhe përsëri do të fryjnë nga jugu dhe jugperëndimi.

Në fundjavë do të kemi mot tërësisht të vranët dhe me reshje shiu. Reshje të dendura shiu priten përsëri në shumë pjesë të Shqipërisë, por lokalisht edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Në viset kodrinore-malore do të ketë reshje bore. Natën mes së shtunës dhe së dielës reshje të dendura dekorative bore mund të ketë në shumë pjesë të Republikës së Kosovës.

Nga e diela pasdite vonë reshjet do të ndërpriten, kurse nga e hëna priten ngritje të temperaturave dhe përmirësim i motit./Meteoballkan

MUND TË JU PËLQEJNË