Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht stabil dhe me rreze të shumta diellore. Do të ketë ngritje të temperaturave, kurse pasdite dhe në mbrëmje vonë do të fillojnë të fryjnë erëra
jugore dhe jugperëndimore të cilat do vijnë duke u intensifikuar gradualisht.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë.

Pasnesër pritet destabilizim i motit në tërë rajonin. Do të kemi një ciklon nga Atlantiku i cili me sistemin e tij frontal do të përfshijë rajonin tonë. Pritet të kemi reshje shiu, kurse në viset malore do të ketë reshje bore. Në disa intervale vende-vende reshjet mund të jenë intensive.

Reshjet do të pushojnë në mbrëmje, kurse të shtunën pritet stabilizim gradual i motit.

Nga e diela do të kemi pranverë të vërtetë, me rreze të shumta diellore dhe ngritje të theksuara të temperaturave./Meteoballkan

MUND TË JU PËLQEJNË