Muzika shqipe sidomos ajo rep po evulon çdo ditë me kohën, ajo nuk po pëlqehet vetëm nga dëgjuesit vendorë por edhe ata ndërkombëtarë, e nuk janë pak në numër reperat për të cilët ndër vite po korrin sukses në zhanrin e tyre.

Mosha për ta po cilësohet vetëm numër, shkruan rtv21.

Gjinia mashkullore si duket po dominon tani për tani në tregun muzikor, përfshirë këtu edhe reperët e rinjë edhe ata që zhvillojnë këtë lloj rryme muziore nga vitet e 90ta dhe 2000. Por, a ju kujtohen ata në fillim të karrierës së tyre, çka ka ndryshuar nga stili, dukja dhe muzika që ata po zhvillojnë, a janë ende grupe apo si reperë të pavarur?!

Dj Blunt dhe Real One të cilët në fillim ishin të njohur si NR bashkë me BimBimma-n dhe Ergenin , ishte mosha 14 vjeçare kur ata filluan këtë rrymë muzikore ndërsa 3 vjet më vonë nxorrën albumin e tyre të parë “Egjeli”. BimBimma tani është pjesë e label-it PINT, Ergeni ka kohë që është shkëputur nga muzika, ndërsa Blunt dhe Real njihen si ShaolinGang.

Tingulli i 3nt janë aktiv që nga vitet e 90. Ata kanë bërë revolucion në muzikën rap në trojet shqiptare, ndër këngët e tyre më të njohura janë: “Llokum me arra”, “Ai është i 3nt”, “Dridhe”, “T2” e shumë hite të tjera. Getoari dhe Geti vazhdojnë të jenë pjesë e BabaStars edhe pse ka një kohë që ata nuk kanë ardhur me një këngë si dyshe.

Unikkatili, reperi më i veqantë i trojeve shqiptare, madje nga shkrimtari i madhë Ismajl Kadare ai u cilësua si poet. Këngët e tij dëgjohen ndër vite edhe pse ai asnjëherë nuk e mori mundin që t’iu bëj atyre videoklipe. Vlen të përmenden këngët si: “Kanuni i Katilit”, “Shota”, “Diss Hysen” e shumë të tjera që kanë thyer rekorde dëgjueshmërie dhe vazhdojnë të dëgjohen edhe sot. Veçantia e këngëve të Unikkatili është mesazhet që ai përçon përmes muzikës së tij.

Dikur një grup tani të pavarur. Skillz debutoi në tregun muzikor me këngën “Krejt i kom”, që nga atëherë ata u bënë ndër reperët më të dashur për të rinjë. Nuk mund të harrohen këngët si:”VIP”, “Ah Femnat”, “Wu ça po shoh” etj. Ledri më pas pauzoi për dy vjet pasi vendosi të shkëputet nga labeli BabaStars dhe grupi Skillz, ai u kthye më pas fuqishëm me “100 probleme” por jo si pjestar i një grupi. Edhe Visar Shala i cili për vite me rradhë ishte pjesë e BabaStars u largua nga ky label këtë vit dhe vendosi që të vazhdojë i vetëm.

Etno Engjujt tani vetëm Etnon, prezent në skenën muzikore që nga ’97ta, veqanti e muzikës së tyre është përzierja e rap-it me muzikë të instrumenteve etnike. Ndër këngët e tyre të njohura vlen të përmendet “hiti i pavdekshëm” që është “Albania”. Genci dhe Miloti vitet e fundit kanë provuar që të sjellin këngë ndaras edhe pse të dy janë pjesë e label-it BlackFish.

Mc Kresha dhe Lyrical Son dikur si reperë të vetëm dhe tani në një label muzikor PINT. Festimi apo ndryshe Lyrical Son u bë i njohur në bashkëpunimin me Etno Engjujt të titulluar “Albania”, ai ka edhe këngë të tjera si: “Hot Shorts”, “Sexy Linda”, “Estrad”, “Aprilili” e shumë të tjera. Mc Kresha u pa në bashkëpunime të ndryshme me shumë këngëtar dhe reperë të tjerë por suksesi i tij mori hov me publikimin e këngës “Lej flleshat”. Që të dy janë pjesë e PINT dhe përveç këngëve solo sjellin edhe shumë bashkëpunime.

Lumi B dhe Vig Poppa ishin grupi i quajtur KAOS, sa herë që përmendet ky grup është e pamundur të mos kujtohet hiti i tyre “HEY”. Ata kanë marrdhënie shumë të mirë shoqërore, Lumi B është më aktiv në skenën muzikore ndërsa Vig Poppa herën e fundit u pa në një bashkëpunim me Argjentina Ramosaj.

E veçanta e këtyre reperëve është suksesi i tyre që nuk po lëkundet dhe nuk po rrezikohet as me ardhjen e gjeneratave të tyre, madje këngët që ata krijojnë pëlqehen më së shumti nga moshat e reja dhe janë ndër artistët më të kërkuar të tregut.

MUND TË JU PËLQEJNË