Pas moshës 21, nuk është se ndiheni më edhe aq të gëzuar kur vjen festa e ditëlindjes.

Por, kjo gjë do të ndryshojë tani.

Një hulumtim nga platforma online ‘Happify’ e ka adresuar një çështje shumë të rëndësishme: Kur e përjetojnë njerëzit seksin më të mirë të jetës së tyre?

Sipas personave që janë në vitet e tyre të 50’ta dhe 60’ta (pra ata që duhet ta dinë këtë përgjigjen e kësaj pyetje), seksi më i mirë i jetës ndodh në vitet e 40’ta – më saktë, në moshën 46 vjeçare.

Hulumtuesit kanë zbuluar edhe disa fakte tjera interesante sa i përket seksit. Në mesin e këtyre fakteve është që çiftet të cilët bëjnë seks një herë në javë janë më të lumtur.

Gjithashtu, amerikanët – qoftë të martuar apo beqarë – bëjnë seks dy deri në tri herë brenda muaji.

Pra, mos u brengosni nëse nuk jeni duke bërë seks çdo ditë si fqinjët tuaj.

Sidoqoftë, ka një arsye të mirë se përse duhet të bëni seks rregullisht: shkencëtarët kanë zbuluar se çiftet e vjetra që bëjnë seks rregullisht janë më të lumtur sesa ata që bëjnë më rrallë.

Për fund, vlen të ceket fakti se 50% e çifteve kanë thënë se seksin më të mirë të jetës e kanë përjetuar me partnerin aktual – pavarësisht moshës.

MUND TË JU PËLQEJNË