1.Gaforrja
Gaforrja njihet si shenja e shtëpisë dhe familjes, si rrjedhojë është më e predispozuar për të marrë hapin e parë drejt një lidhjeje serioze. Gaforret dinë t’u japin partnerëve dashurinë dhe vëmendjen e merituar dhe t’i vendosin gjithmonë në qendër të vëmendjes. Janë shumë të ndjeshme, preken dhe mërziten lehtë, prandaj kujdesuni të mos i vini në pozita të tilla.

2.Virgjëresha
Dy karakteristikat më të njohura të Virgjëreshës: dëshira për të qenë sa më perfekte, por edhe nevoja për të pasur gjithmonë sigurinë në çdo hap që hedh. Për këtë arsye është aq dyshuese në lidhjet dashurore, aq më tepër kur bëhet fjalë për një marrëdhënie serioze. Por pavarësisht kësaj, janë të gatshme ta çojnë marrëdhënien në një nivel më serioz kur gjejnë shpirtin binjak. Dinë të falin emocione të bukura, ëmbëlsi dhe dashuri. Kujdes: Virgjëresha është gjithmonë duke studiuar çdo hap që hidhni.

3.Peshorja
Një tjetër shenjë e gatshme për t’u hedhur në krahët e partnerit dhe për të ndërtuar një përrallë me fund të lumtur është Peshorja. E njohur për pavendosmërinë e saj tipike, nuk mund të themi të njëjtën gjë kur bëhet fjalë për dashurinë dhe jetën në çift, pasi Peshoret dinë të surprizojnë kur bëhet fjalë për lidhjet serioze.

MUND TË JU PËLQEJNË