Mes mijëra angazhimeve të ditës tuaj, mes garave frenetike nga një vend në tjetrin, mes një grumbulli rrobash për tu hekurosur dhe një makine që duhet të vendoset në garazh, gjeni kohë të telefononi prindërit tuaj.

Mes mijëra angazhimeve të ditës tuaj, mes garave frenetike nga një vend në tjetrin, mes një grumbulli rrobash për tu hekurosur dhe një makine që duhet të vendoset në garazh, gjeni kohë të telefononi prindërit tuaj.

Nëse jeni me fat që i keni akoma gjallë, telefonojini ata. Mos u dërgoni një mesazh të thjeshtë, kjo nuk është e mjaftueshme. Dëgjojini ata. Merrini prindërit tuaj në telefon dhe kujtojuni sa i doni ata, sa e çmuar është dashuria që ju falin. Falënderojini ata për gjithçka kanë bërë, për ato që vazhdojnë të bëjnë. Për bekimin e madh që keni akoma me vete.

Dhe pastaj dëgjojini ata. Dëgjojini prindërit tuaj për një kohë të gjatë. Dëgjoni gjithçka që ata ju tregojnë, sepse ata kanë ende shumë për të thënë. Dëgjojini ata edhe nëse ju duket se po përsërisin gjithmonë të njëjtat gjëra. Ndoshta toni është i ndryshëm, ose mbase disponimi juaj. Rrethanat janë të ndryshme. Ndër shqetësimet e jetës suaj të përditshme, mes zemërimit dhe sikletit që ndonjëherë ju tërheq dhe midis lodhjes dhe dëshirës për të parë miqtë… Gjeni kohë për të telefonuar prindërit tuaj.

Mos bëni gabim ta merrni si të mirëqenë prezencën e tyre. Gjithmonë kanë qenë aty për ju, janë, por nuk do jenë gjithmonë dhe ky është një realitet. Gjejeni atë kohë. Ndoshta nuk e dini, por të paktën një telefonatë e presin të gjithë prindërit. Mes një çaji me miqtë dhe një programi interesant në TV. Mes një dite pushimi dhe një radhe në një banak. Dhe mes një loje futbolli dhe një vrapimi në supermarket. Gjeni kohë për të telefonuar prindërit tuaj.

Bëji ata akoma pjesë të angazhimeve tuaja, kërkoni këshilla. Shpreheni atë dëshpërim që shtyp zemrën tënde, pasi ata do të dinë të dëgjojnë dhe kuptojnë. Pavarësisht nëse jeni grua apo burrë, gjeni kohën për të telefonuar prindërit tuaj. Nëse jeta juaj është ende e bekuar nga prania e tyre, mos hezitoni. Gjeni kohën për tu dhënë atyre dhe vetes një moment me dashuri të pastër.

MUND TË JU PËLQEJNË