Për këto gabime bartni brekët të ndotura, edhe pse jeni të bindur që janë të lara dhe të pastra!

Nëse duhet për t’i besuar mjekes Lisa Ackerley, shumica e njerëzve bartin rrobat e brendshme të ndotura, edhe pse janë të bindur që janë të lara dhe të pastra.

Ajo thotë që larja në mënyrën klasike në rrobalarëse shpesh është e gabueshme, nëse temperatura e larjes nuk është mjaftueshëm e lartë.

Temperaturat tepër të ulëta nuk i shkatërrojnë të gjitha bakteret në brekë dhe ato pikërisht pas larjes nuk janë krejtësisht të pastra, ndërsa sërish i vishni në pjesët më intime dhe më të ndjeshme të trupit.

Gjithashtu, ajo konsideron që rrobat e brendshme të cilat lahen në temperatura të ulëta assesi nuk do të duhej t’i lanit me gjërat e tjera.

“Çdo larje e brekëve në temperaturë më të ulët se 60 gradë nuk do t’i vrasë bakteret. Assesi mos i lani rrobat e brendshme bashkë me leckat dhe peshqirët në temperaturë të ulët, sepse leckat e tilla nuk i dëshironi afër kuzhinës suaj”, ka sqaruar dr. Ackerley.

Nëse për ndonjë arsye rrobat nuk mund t’i lani në temperaturë të lartë, dr. Ackerley propozon shtim të mjeteve antibakterale për larje të rrobave të cilat shkatërrojnë deri në 99 për qind të baktereve.

Si t’i eliminoni njollat e gjakut menstrual nga brekët?

Di të ndodhë që detergjenti dhe zierja në 90 gradë nuk ndihmojnë, posaçërisht te njollat e thara të gjakut në brekë, mirëpo do t’ju ndihmojë hidrogjeni.

Hapi i parë në procedurën e eliminimit të njollave është larja e rrobave në ujë të ftohtë, që të largohet i gjithë gjaku, ndërkaq pastaj në pjesët e njollave qitni hidrogjen të lëngët.

Pastaj brekët lahen në rrobalarëse të zakonshme apo me dorë.

MUND TË JU PËLQEJNË