Një vit pas divorcit, cilësia e jetës së një gruaje ulet me 73%, ndërsa e një burri me 42%. Kjo është arsyeja pse psikologët ju rekomandojnë të mos merrni vendime në momentin që jeni me nerva, veçanërisht nëse e doni partnerin tuaj. Bëjini vetes disa pyetje dhe mendojeni gjithçka në tërësi.

Të gjithë herët ose vonë do të hasin një situatë ku duhet të bëjnë një zgjedhje të vështirë-si për shembull për të shpëtuar një marrëdhënie-duke shpresuar që ajo do të kthehet në normalitet ose do të shkatërrohet.

Psikologët nuk rekomandojnë ta lini një partner që e doni vërtet, por nuk ka asnjë kuptim të përmbaheni në marrëdhëniet “OK është, por jo e shkëlqyer” . Është e rëndësishme të merrni një vendim për të cilin të mos ndjeni keqardhje në të ardhmen. Mirëpo, përpara se të merrni vendimin për ndarje, duhet t’ia drejtoni këto pyetje vetes:

-Ky person me të cilin jam, a nxjerr nga unë më të mirën time?

-A kemi ne qëllime të njëjta në jetë për të ardhmen?

-A ndihem i lumtur apo i trishtuar me të gjatë gjithë kohës?

-A bëjmë ne të dy kompromise?

-Pse dua të ndahem nga ky person?

-Do të jetë jeta ime më e mirë pas kësaj ndarjeje?

MUND TË JU PËLQEJNË