Të njëjtat amino-thartira të cilat i përmbajnë shejkët proteinikë, të cilët nxisin krijimin e muskujve mund të jenë të këqija për shëndetin tuaj

Me konsumimin e llojeve të njëjta të proteinave një kohë të gjatë rrezikoni të dobësoni shëndetin tuaj.

Konsumimi i sasisë tepër të madhe të proteinave nuk është qëllim i asnjë diete.

Amino-thartirat të cilat këto pije i përmbajnë nuk shkojnë drejtpërdrejt në muskuj, por qëndrojnë një kohë në gjak.

Aty lidhen me amino-thartirat e tjera siç është triptofani. Të dyja synojnë të arrijnë deri në tru, dhe kur arrijnë aty kanë efekt të ndryshëm, sepse triptofani është kyç për prodhimin e serotoninës.

Nëse është përqindje e madhe e këtyre amino-thartirave ato “vjedhin” vendin e triptofanit nga truri dhe çrregullojnë krijimin e serotoninës, andaj kështu na ndryshojnë humorin.

Serotonina nuk është vetëm hormon i lumturisë, por ajo na është e nevojshme edhe për kontrollimin e apetitit.

Te minjtë të cilëve u janë dhënë amino-thartira BCAAS kanë shkaktuar zhvillimin e obezitetit, por edhe shkurtimin e jetëgjatësisë.

Edhe pse janë të mira për ndërtimin e muskujve, shkencëtarët këshillojnë që të qëndrojmë larg nga to dhe të vendosim për ndonjë alternativë tjetër si p.sh. vezë, mish pule, peshk, fasule, thjerrëza, arra dhe sojë.

MUND TË JU PËLQEJNË