Ajo jeton me valixhe në dorë, axhenda e saj është e ngjeshur, pasi udhëton sa në një vend sa në një tjetër, shkruan “Kosovarja”.

Bukuroshja Morena Taraku është shndërruar në këngëtare senzacionale, e angazhuar gjithëandej dhe e mirëpritur nga fansat që e duan ta shohin e degjojnë gjithmonë.

Pas itinerarit Turqi-Zvicër, e vende të ndryshme evropiane, e bukura Morenë është kthyer për pak ditë në Prishtinë, pranë më të dashurve të saj, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja e njohur, ka ngrënë drekë bashkë me njeriun me të shtrenjtë të jetës, babain, vëllain dhe nusen e tij.

E lumtur dhe e bukur si gjithmonë, Morena.

Këngëtarja së shpejti rikthehet me projekte të reja muzikore.

/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË