Data e 26 nëntorit ishte tragjike për shumë familje shqiptare. Tërmeti i së martës u mori jetën 51 personave, e shumë të tjerë u shpëtuan nën rrënoja.

Fatkeqësia e kësaj dite bëri që të gjithë kosovarët pavarësisht në ishin fytyra publike ose jo të sensibilizohen duke ndihmuar me të holla, rroba e ushqime të mbijetuarit nga tërmeti, shkruan “Kosovarja”.

Mes shumë fytyrave publike që në vazhdimësi dhanë përkrahjen e tyre për këto familje është edhe kënëgtarja Morena Taraku.

Këngëtarja orë më parë ka udhëtuar nga Turqia drejt Durrësit për të mbajtur premtimin e saj,se do jetë gjithmonë afër tyre.

Ajo është parë në shoqëri të reperit shqiptar Stresit, ku së bashku kanë vizituar Alesion, djaloshi i cili u hodh nga kati 5-të për ti ikur tërmetit, por që fatkeqësisht fatin e tij nuk e patën babai dhe motra e tij të cilët humbën jetën.

E për ti dhënë kurajo, Morena ka shkuar për ti qëndruar pranë në këto momente të vështira që po i përjeton ‘heroin’ e kësaj tragjedie.

“ALESIO NJE HERO I VERTET U HODH NGA KATI 5-te DHE SHPETOI …
UNE E STRESI QE SOT E KEMI BA NJE VELLA TE VOGEL “ , ka shkruar Morena./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË