Moderatori i famshëm italian Piero Chiambretti dhe nëna e tij në moshë të thyer, Felicita, aktualisht ndodhen në dhomën e urgjencës së spitalit Mauriziano në Torino.

Të dy rezultuan pozitivë me koronavirus, pasi mbëritën në spital por jo në gjendje të rëndë.

Moderatori i njohur dhe nëna e tij rezultuan pozitivë në testin e koronavirusit, pasi mbërritën me ambulancë në spital, por jo në gjendje të rëndë.

Gjithashtu po përgatitet dhe një listë me kontaktet që ka pasur Piero Chiambretti kohët e fundit.

Aktorja Serena Grandi ka deklaruar se edhe ajo ka qenë pranë tij dy hërë kohët e fundit.

“Ne u përqafuam dhe u puthëm me njëri-tjetrin, tani po pres të më thonë se çfarë protokolli duhet të ndjek. Për momentin jam vetë-karantinuar në shtëpi.

“Më vjen shumë keq për Piero-n. Ata më thanë që ai ka bronkopneumoni, shpresoj që ai të shërohet së shpejti. Unë jam gjithashtu shumë e shqetësuar për nënën e moshuar. Tani që mendoj për këtë pasi isha e ftuar nga ai, kam pasur ethe dhe kollë të keqe që zgjati vetëm disa ditë dhe mendova se ishte shkaktuar nga radioterapia që duhej t’i nënshtrohesha për kancerin e gjirit. Pas Chiambretti-t isha e ftuar dy herë edhe nga Barbara D’Urso. Shpresojmë që gjithçka të përfundojë për më mirë”, shkruan Serena.

 

MUND TË JU PËLQEJNË