Në kohën kur është përhapur pandemia COVID-19 çdokush po kërkon mënyra të ndryshme për të kaluar kohën në izolim.

Njëjtën ka vepruar, modelja ruse Maria Liman ke cila ndryshe nga të tjerët ka një dëshirë pak më të çuditshme.

Ajo ka bërë një kërkesë interesante për ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram” duke kërkuar një partner për të qëndruar me të.

“Unë jam në kërkim të një partneri tërheqës, që nuk është i sëmurë me koronavirus, të kalojë tre muajt e ardhshëm i izoluar dhe të bëjmë qejf gjatë karantinës”, ka shkruar ajo.

Modelja u bë e njohur gjatë Botërorit të vitit 2018 derisa bënte tifo për Rusinë, ndërsa njihet edhe si tifoze e ekipit anglez Chelsea.

MUND TË JU PËLQEJNË