Mjekët në Kosovë e Shqipëri kanë dalë në vijën e parë për të mbrojtur qytetarët potencialisht të prekur nga koronavirusi.

Në kohën kur të gjithë qytetarët e Kosovës janë izoluar, janë mjekët tanë ata të cilët po qëndrojnë në krye të detyrës. Me kujdestari aktive e orare të gjata, mjekët kosovarë tash e dy ditë po qëndrojnë në krye të detyrës duke u marrë me pacientët të cilët potencialisht janë infektuar me virusin kinez covid-19, apo sic njihet ndryshe koronavirusin.

“Ne do jemi gjithmonë aty! Me ekipen kujdestar po pregaditemi me hy në vizitë tek pacientët e prekur nga COVID-19. Jam i bindur se do ja dalim së bashku!. Të gjithë pacientët janë mirë deri në keto momente,ora 00:40:, ka shkruar infektologu Fitim Havolli.

MUND TË JU PËLQEJNË