Në këtë kaos që zien me situatën e krijuar nga koronavirusi, padyshim ka dhe lajme të mira.

Një fakt i tillë vjen nga mjekja e njohur Anika Dokle, e cila ka publikuar 10 fakte optimiste për koronavirusin.

Ajo shkruan se ky virus nuk afekton pothuajse fare fëmijët, ndërkohë që inaktivizohet lehtësisht me solucione si etanol , peroksid hidrogjeni.

POSTIMI I MJEKES GJINEKOLOGE ANIKA DOKLE

10 fakte optimiste për Covid-19

Virusi njihet (për HIV-in u deshën dy vjet për ta identifikuar, ndërkohë që Covid-19 u identifikua në 10 ditë).

2. Dimë si ta detektojmë (provat RT-PCR përmirësohen dita-ditës).

3. Në Kinë situata është drejt përmirësimit.

4. 80% e rasteve janë të formës së lehtë.

5. Njerëzit kurohen.

6. Pothuajse nuk afekton femijët.

7. Inaktivizohet lehtësisht (përdorimi i solucioneve të etanolit, peroksidit të hidrogjenit).

8. Ka rreth 150 artikuj shkencorë për të.

9. Ka në proçes prototipa të vaksinave që shumë shpejt do të testohen në njerëz.

10. Ka në proçes 80 studime klinike me antiviralë.

MUND TË JU PËLQEJNË