Një mjeke e njohur në Britani të Madhe e ka bërë një thirrje emocionale që njerëzit të kenë kujdes nga koroanvirusi dhe të qëndrojnë në shtëpi për ta parandaluar rritjen e numrit të vdekjeve.

Dr.Katie Sanderson tha se tashmë është e detyruar që t’i pyesë pacientët me koronavirus dhe të afërmit e tyre nëse ata dëshirojnë të vdesin në spital apo në shtëpi.

Mjekja që punon në një spital të Londrës i luti dëgjuesit e Radio BBC-së që të ndalen dhe të mendojnë para se të dalin nga shtëpia, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

“Merreni këtë vërtet seriozisht. I kam dëgjuar njerëzit duke thënë se duan të infektohen me koronavirus që të bëhen imunë. Kjo nuk funksionon këshut”, tha ajo.

Zonja Sanderson gjithashtu i luti kompanitë dhe biznesmenët që të ofrojnë telefona falas për pacientët e izoluar në spitale, sepse ata nuk kanë mundësi të kontaktojnë me familjet e tyre.

Ndryshe, kryeministri britanik, Boris Johnson, ka vendosur që vendi të futet nën masa të rrepta të kufizimit të lëvizjes nga e marta pas mosrespektimit të këshillave nga qytetarët.

MUND TË JU PËLQEJNË