Mjekët kanë mbetur të habitur pasi zbuluan disa lugë dhe një thikë midis gjërave të tjera në zorrët e një pacienti.

35 vjeçari i paidentifikuar, u nxitua në një spital në Indi duke u ankuar për dhimbje të rënda të stomakut.

Mjekët i bënë një rëntgen dhe bënë zbulimin tronditës.

Gjatë procedurës, ata hoqën tetë lugë çeliku, dy furça të dhëmbëve, dy kaçavida dhe një thikë të vogël.

Dr Nikhil tha: “Pas hetimit, u zbulua se disa gjëra metalike ishin brenda stomakut të tij. Ekipi ynë i kirurgëve veproi menjëherë.

“Ai është mirë tani”.

Mjeku shtoi se pacienti vuante nga problemet e shëndetit mendor dhe e quajti atë një rast të rrallë.

MUND TË JU PËLQEJNË