Mishi bardhë sikurse ai i pulës e rrit sasinë e kolesterolit në gjak po aq sa mishi i kuq, kjo sipas një studimi të bërë së fundmi.

Këto gjetje i kanë habitur edhe hulumtuesit, të cilët nuk e kanë pritur që përdorimi i mishit të bardhë mund ta rrisë sasinë e kolesterolit në gjak apo mund të shkaktojë probleme të tjera për sshëndetin e njeriut.

“Kur ne planifikuam ketë studim, kemi pritur që mishi i kuq do të ketë këtë efekt, mirëpo kur e vërejtëm se mishi i bardhë kishte gati po të njëjtin efekt në rritjen e kolesterolit edhe ne ishim shumë të habitur”, tha Dr. Ronald Krauss, shkencëtar dhe udhëheqës i këtij hulumtimi.

Studimi ka përfshirë një eksperiment me 113 njerëz të shëndetshëm, të cilët u ndanë në grupe dhe iu nënshtruan një diete që përmbante mish të kuq dhe të bardhë.

Me anë të këtij eksperimenti ky grup i hulumtuesve kanë ardhur në përfundim se mishi i bardhë rrit sasinë e kolesterolit në gjak po aq sa mishi i kuq.

MUND TË JU PËLQEJNË