Kombinimi në mes të ëmblës dhe mishit është një eksperiencë e veçantë, kombinim të cilin duhet ta provoni.
Përbërësit:

2 lugë gjelle sheqer të kaftë

1 lugë gjelle pluhur chilli

1 lugë çaji piper të kuq

2 lugë çaji kripë

2 lugë çaji piper të zi

1 lugë çaji hudhër pluhur

1 lugë çaji pluhur mustardi

2 lugë vaj ulliri dhe ekstra për fërgim

2 gota e gjysmë misër

1/4 e qepës së kuqe të prerë

1 spec jalepano të prerë

1 gotë domatina të prera në gjysmë

1/3 e gotës lëng limoni

1 kg mish viçi

Përgatitja:
Kombinohet sheqeri, hudhra, piperi, kripa, mustardi, çilli dhe majdanozi në një enë të vogël. Ngrohet vaji në zjarr normal, fërgohet misri deri të merr ngjyrën e kafes për reth 8-10 minuta. Shtohet qepa, speci, majdanoz dhe lëngu i limonit dhe fërgohen së bashku.

Në anën tjetër fërgohen copët e mishit të prera hollë të cilat janë lyer me erëzat e kombinuara me dy lugë vaj ulliri. Kur të fërgohet mishi vendoset në enë të madhe të sheshtë dhe sipër i hidhet misri i fërguar me perimet tjera.

MUND TË JU PËLQEJNË